Botë

Zaev takohet sot me zyrtarët më të lartë të BE-së dhe NATO-s

Kryeministri i ri i Maqedonisë, Zoran Zaev, sot në vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel, takohet me zyrtarët e lartë të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Siç është kumtuar, qëllim i kësaj vizite është që Qeveria e Maqedonisë ta vërtetojë përkushtimin e saj të plotë për integrimet në BE dhe NATO, si qëllim strategjik i këtij vendi dhe që të paraqes prioritetet e reformave, në agjendën për kthimin e Maqedonisë në rrugën e integrimeve euroatlantike.