Një grua 90 vjeçare nga Irlanda Veriore është personi i parë në botë që ka marrë vaksinën e aprovuar të kompanisë Pfizer/BioNTech kundër koronavirusit, rast ky i cili njëherësh shënon nisjen e programit të vaksinimit masiv në Britani të Madhe.
Margaret Keenan, pasi mori vaksinën tha se ndjehet e privilegjuar që e mori atë.
“Është dhurata më e mirë për ditëlindje sepse tani mund të shoh përpara të kaloj jetën që më ka mbetur me familjen time, pas pothuajse një viti që qëndrova vetëm e izoluar”, komentoi ajo.
Mbi 50 spitale në Britani që tashmë kanë pranuar vaksinën do të vaksinojnë të moshuar mbi 80 vjet dhe stafin e spitaleve.
Qëllimi i programit është që të mbrojë më të ndjeshmit ndaj koronavirusit dhe të kthejë jetën në normalitet.
Nga 8 dhjetori, Britania e Madhe bëhet shteti i parë në botë që filloi të përdorë vaksinën kundër koronavirusit.