Botë

Italia regjistron 662 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Italia regjistron 662 vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Foto: Reuters
 

Italia ka regjistruar 662 vdekje të reja si pasojë e koronavirusit. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 21 mijë e 52 raste pozitive me koronavirus.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Italia ka regjistruar mbi 59 mijë të vdekur. Ajo renditet ndër shtetet më të prekura me COVID-19 në Evropë, ku deri tani ka kaluar shifrën e 1.71 milionë personave të infektuar.