Botë

Melania dhe Barron Trump sot u shpërngulën në Shtëpinë e Bardhë

Gruaja e Donald Trump, Melania Trump dhe djali i tyre Barron Trump, sot u shpërngulën në Shtëpinë e Bardhë, kështu pesë muaj pasi Donald Trump mori detyrën si president.

Melania dhe djali i tyre 11 vjeçar, u detyruan të qëndrojnë në New York në mënyrë që ai të përfundojë vitin shkollor, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Melania duket e lumtur që më në fund është bërë pjesë e Shtëpisë së Bardhë pasi në rrjetin e saj social Twitter, ajo ka shkruar, “Po shikojmë përpara për kujtimet që do t’i bëjmë në shtëpinë tonë të re”.