Botë

Ndihmësja e Trumpit dëbohet nga Departamenti i Drejtësisë

Foto: Reuters
 

Zyrtarja që shërben si kontakti më i afërt i Presidentit Donald Trump në Departamentin e Drejtësisë nuk do të lejohet të futet në ndërtesë, pasi u përpoq t’u bënte presion punonjësve të nxirrnin informata sekrete lidhur me manipulimet në zgjedhje dhe tema të tjera që ajo donte t’ia përcillte Shtëpisë së Bardhë, thanë për agjencinë e lajmeve Associated Press tre persona të afërt me ngjarjen.

Heidi Stirrup, aleate e këshilltarit të presidentit, Stephen Miller, u vu pa bujë në Departamentin e Drejtësisë, për të shërbyer si ndërlidhëse mes këtij institucioni dhe Shtëpisë së Bardhë. Rreth dy javë më parë ajo u informua të largohej nga ndërtesa pasi zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë mësuan për përpjekjet e saj për të mbledhur informacion të brendshëm lidhur me hetimet e departamentit mbi manipulime në zgjedhje, thanë personat.