Italia ka aprovuar kufizime të rej të enjten për të parandaluar një përhapje të re të infektimeve me koronavirus gjatë Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.
Nën masat aktualet, të cilat do të mbahen në fuqi, vendi ndahet në tri zona me masa sipas numrit të të infektuarve.
Palestrat, kinematë dhe teatrot mbeten të mbyllura, ndërsa restorantet dhe baret mbyllen në orën 18:00, raporton Reuters.
Nga 21 dhjetori deri më 6 janar lëvizjes në rajone do të lejohen vetëm për punë dhe në raste emergjente e mjekësore. Në ditën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri, italianët nuk do të mund të dalin jashtë qyteteve të tyre.
Kufizimi aktual i lëvizjes nga 22:00 deri në 05:00 do të zgjatet deri në orën 7:00 në natën e Vitit të Ri. Atë natë, hotelet do të shërbejnë vetëm përmes shërbimit të dhomës.
Kushdo që hyn në Itali nga jashtë, do të karantinohet për 14 ditë.
Kufizimi nuk lejon as meshën e mesnatës së Krishtlindjes.
Dyqanet mund të qëndrojnë të hapura deri në orën 21:00 deri më 6 janar, por qendrat e mëdha tregtare duhet të mbyllen gjatë vikendeve, ndërsa janë marrë edhe masa të tjera.