Botë

Franca thotë se vaksina për COVID-19 do të jetë falas për të gjithë

Franca thotë se vaksina për COVID-19 do të jetë falas për të gjithë
Foto: Reuters
 

Franca do të përkujdeset që vaksinimi për COVID-19 të jetë falas për të gjithë që janë në sistemin e sigurimit social dhe ka shënjestruar 1.5 miliardë euro nga buxheti i vitit të ardhshëm të sigurimit social për të mbuluar koston, ka thënë kryeministri Jean Castex të enjten, raporton agjencia Reuters.

Castex ka thënë se kampanja e vaksinimit do të nisë për disa javë, varësisht nga aprovimi nga rregullatori i Agjencisë Evropiane të Medicinës.