Botë

Trumpi humb ndaj Bidenit edhe në Twitter

Trumpi humb ndaj Bidenit edhe në Twitter
 

Donald Trump nuk ka humbur vetëm zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas shumë postimeve në rrjetin social Twitter, ai ka humbur edhe ndjekës. Në anën tjetër, kundërkandidati i tij, presidenti i zgjedhur Joe Biden, ka shtuar numrin e ndjekësve që nga fitorja në nëntor.

Sipas “Factbase”, një uebfaqe e dedikuar për monitorime publike, presidenti Trump ka humbur 133 mijë e 902 ndjekës që nga 17 nëntori, ndërsa Bideni ka shtuar një milion e 156 mijë.