Lezia Litvinovas nuk i ndalet zilja në celular. Ajo e mban celularin në dorë dhe iu përgjigjet thirrjeve dhe mesazheve nga të afërmit e pacientëve me koronavirus, të cilët kanë nevojë urgjente për gjenerator oksigjeni.
Ajo kujdeset edhe për beben e njërës prej pacienteve. Lezia drejton organizatën bamirëse, Tanët”, me seli në Kiev, që ofron gjeneratorë oksigjeni falas për pacientët që vuajnë nga problemet me frymëmarrje në kohën kur vendi sistemi shëndetësor i Ukrainës po përballet me shkurtime si pasojë e nevojave të mëdha në kohë pandemie, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPajisjet mobile ofrojnë oksigjen pa ndërprerje nëpërmjet maskës ose tubave nazale. Për Olga Sabatiye, nëna e moshuar e së cilës ka dalë pozitive për koronavirus, kjo është shpresa e fundit. Dy spitalet e qytetit kanë ngelur pa shtretër të lirë. Ka më shumë se një javë që nëna e saj po pret në radhë për ta pranuar në spital. Vullnetarët janë kthyer në shpresë për pacientët.