Botë

Franca paguan për riparimin e 1 milion biçikletave për të mposhtur koronavirusin

Franca paguan për riparimin e 1 milion biçikletave për të mposhtur koronavirusin
Foto: Reuters
 

Më shumë se një milion çiklistë francezë kanë shfrytëzuar një subvencion prej 50 eurosh për të riparuar biçikletat e tyre të vjetra si pjesë e masave për të luftuar koronavirusin dhe tani qeveria dëshiron që më shumë njerëz të fillojnë t’i përdorin ato.

Pas izolimit të parë të Francës, qeveria ofroi subvencion që biçikletat e vjetra të riparoheshin. Ky program tash do të zgjerohet deri në fund të marsit i ndjekur nga lehtësimi i izolimit të dytë javën e kaluar.