Botë

Merkeli humb durimin me Britaninë për Brexit-in

Merkeli humb durimin me Britaninë për Brexit-in
 

Kancelarja Angela Merkel ka thënë se Bashkimi Evropian ka nisur ta humbë durimin në negociatat për finalizimin e Brexitit me marrëveshje.

Ajo ka thënë se nuk ka mbetur edhe shumë kohë për të arritur një ujdi ndërmjet Brukselit dhe Londrës zyrtare. Britania e Madhe mund të finalizojë daljen nga blloku në fund të vitit pa marrëveshje të qartë për të ardhmen e raporteve tregtare. Merkeli ka treguar se peshkataria dhe tregu energjetik vazhdojnë të mbesin tema ku palët nuk po gjejnë gjuhë të përbashkët.