Botë

Britania e Franca nënshkruajnë marrëveshje kundër imigracionit të paligjshëm

Britania e Franca nënshkruajnë marrëveshje kundër imigracionit të paligjshëm
 

Britania dhe Franca nënshkruan një marrëveshje që synon t'i japë fund imigracionit të paligjshëm përmes kanalit që lidh këto dy vende.

Duke filluar nga 1 dhjetori, patrullat në plazhet franceze do të dyfishohen dhe teknologji të sofistikuara, përfshirë dronët dhe radarët, do të përdoren për të zbuluar vendkalimet e mundshme të emigrantëve, tha sekretarja britanike e punëve të brendshme, Priti Patel.