Botë

Gjykata e Lartë e Pensilvanisë hedh poshtë padinë që sfidonte zgjedhjet

Gjykata e Lartë e Pensilvanisë hedh poshtë padinë që sfidonte zgjedhjet
Foto: Reuters
 

Gjykata më e lartë e Pensilvanisë, të shtunën në mbrëmje hodhi poshtë një urdhër të një gjykate më të ulët që kishte ndaluar shtetin të certifikonte dhjetëra gara të zgjedhjeve të 3 nëntorit në padinë e fundit të depozituar nga republikanët që po përpiqen të sfidojnë fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden në këtë shtet vendimtar.

Gjykata e Lartë e këtij shteti, në një vendim njëzëri, hodhi poshtë urdhrin 3-ditor, duke thënë se padia ishte ngritur pas skadimit të një afati kohor të ligjit njëvjeçar të Pensilvanisë për votimin me postë që lejonte sfidat ndaj tij.