Botë

Fitorja e Bidenit u mirëprit në Evropë, por rrezikon projektin e Macronit

Fitorja e Bidenit u mirëprit në Evropë, por rrezikon projektin e Macronit
Foto: Reuters
 

Paris, 29 nëntor (Foreign Policy Magazine) - Shumë kryeqytete evropiane kanë mirëpritur fitoren e Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale amerikane. E konsideruan lehtësim të madh pas katër vjetëve me telashe me presidentin Donald Trump. Por, bashkë me gëzimin e madh për ndryshimin në Amerikë dhe premtimin për kthim në multilaterilizëm të Shtëpisë së Bardhë, fitorja e Bidenit spikat edhe çarjet e reja dhe të vjetra në lidhje me rolin e Evropës në skenën botërore.

Zyrtarët francezë në veçanti po hamendësohen se deri në çfarë shkalle mund të dëmtohen përpjekjet e tyre për të shtyrë përpara planin për një Bashkim Evropian më të pavarur në aspektin gjeopolitik. Ky është një projekt i madh i viteve të fundit, i prirë prej presidentit Emmanuel Macron, por që duket se po merrte shtytje edhe më të madhe prej qasjes kundërthënëse të presidentit Trump në Shtetet e Bashkuara që po zbatonin politika të njëanshme në skenën botërore.