Botë

Mbi 42 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën, të infektuarit i afron 61 milionëshit

Mbi 42 milionë të shëruar nga COVID-19 në mbarë botën, të infektuarit i afron 61 milionëshit
 

Numri i të shëruarve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 42 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat mbi pandeminë, gjithsej 42 031 578 persona në botë janë shëruar pas infektimit me virusin. Në të njëjtën kohë, 3 vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë, janë gjithashtu edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.