Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia pretendon se ndoqi një anije amerikane

Marina ruse ka ndjekur një anije shkatërruese amerikane, pasi ajo kishte hyrë në ujërat territorial të Detit të Japonisë. Moska ka akuzuar anijen “John McCain” se ka hyrë dy kilometra brenda ujërave territoriale ruse dhe se e ka kërcënuar me shkatërrim.

Marina e Shteteve të Bashkuara ka mohuar këto akuza, duke pretenduar se nuk është ndjekur nga anijet ruse.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, anija ka përdorur kanalet e komunikimit ndërkombëtar për të paralajmëruar anijen amerikane se mund të përballet me sulme po qe se nuk largohet nga territori i saj.

Dy shtetet vazhdimisht kanë akuzuar njëra-tjetrën për manovra të rrezikshme ushtarake, si në dete ashtu edhe në qiell. Marrëdhëniet mes Moskës dhe Washingtonit vazhdojnë të jenë të acaruara. Presidenti Vladimir Putin ende nuk e ka uruar Joe Bidenin për fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale.