Botë

Në Kroaci, 56 të vdekur e 3.603 raste të reja me COVID-19

Në Kroaci po vazhdon të rëndohet situata me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, në këtë vend janë shënuar 56 raste të vdekjes si pasojë e COVID-19 dhe 3.603 raste të reja pozitive, shkruan Index.hr të mërkurën.

Deri më tash, në këtë vend janë regjistruar 111.617 persona me COVID-19, derisa kanë vdekur 1.501 pacientë.

Për këtë, nga fundjava pritet të futen në fuqi masat e reja për parandalimin e pandemisë, ku më kryesorja është mbyllja e lokaleve të gastronomisë.