Botë

Shteti australian i Viktorias zyrtarisht nuk ka asnjë të infektuar nga koronavirusi

Personi i fundit i regjistruar pozitiv në këtë shtet ishte një i moshuar 90-vjeçar, i cili doli nga spitali ditën e djeshme.

Ai dhe bashkëshortja e tij qëndruan për më shumë se 1 muaj të infektuar në spital por në fund ia dolën që ta fitonin betejën.

Në Australi kjo është hera e parë që nga muaji shkurt që në këtë shtet nuk ka asnjë të infektuar.

Sipas mediave të huaja, ndalimi i infektimeve në këtë rajon u bë i mundur për shkak të masave të rrepta që u morën në muajtë e verës.

Ndërkohë që nga kjo javë maska nuk është më e detyruar të mbahet në ambientet e mbyllura.

Që nga fillimi i pandemisë në të gjithë Australinë janë regjistruar 27,847 persona me Covid-19, ndërsa 907 të tjerë kanë humbur jetën/Shqiptarja.