Botë

Franca në fundjavë nis me zbutjen e masave kundër koronavirusit

Këtë fundjavë Franca do të fillojë me zbutjen e masave të ashpra për parandalimin e përhapjes së koronaviusit, duke ua mundësuar dyqaneve dhe kinemave të hapën sërish, ka thënë presidenti Emmanuel Macron.

Ai shtoi se Franca ka kaluar krizën e valës së dytë të infektimeve, raporton Reuters.

Në Francë janë regjistruar pothuajse 2.2 milionë raste të të infektuarve dhe më shumë se 49 mijë të vdekur që nga paraqitja e pandemisë në vend.

E Macron shtoi se edhe masa të tjera do të lehtësohen që nga 15 dhjetori nëse numri i të infektuarve mbetet 5 mijë në ditë apo më pak.

Mes tjerash, presidenti shtoi se pret që vaksinimi kundër COVID-19 në Francë të fillojë kah fundi i dhjetorit ose fillimi i janarit e të parët që do të vaksinohen do të jenë të moshuarit.