Botë

15 të vdekur e 1039 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit

15 të vdekur e 1039 raste të reja me koronavirus në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit
 

Në 24 orët e fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur 15 persona si pasojë e COVID-19. Numri total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1561.

Ndërkohë janë regjistruar edhe 1039 raste të reja të infeksionit nga testimi i 3143 mostrave. Nuri total i të infektuarve ka arritur në 56.164. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 998 pacientë, ndërsa totali i të shëruarve ka shkuar në 33.892. Janë 20.711 raste aktive.