Botë

Bideni, kandidati i parë presidencial në SHBA që merr 80 milionë vota

Bideni, kandidati i parë presidencial në SHBA që merr 80 milionë vota
 

Joe Biden ka marrë më tepër se 80 milionë vota në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, duke u bërë kandidati i parë presidencial që ka kaluar këtë shifër të votave, ndërsa presidenti i zgjedhur po përgatitet për të bërë publike administratën e tij në javët para inaugurimit më 20 janar, shkruan “The Independent”.

Sipas “Cook Political Report” sfiduesi Demokrat, Biden, ka marrë rreth 51 për qind të votave, ndërsa Donald Trump 47.1 për qind, apo më tepër se 73.8 milionë vota.