Botë

Biden emëron John Kerryn të dërguar special amerikan për Klimën

 

Uashington, 24 nëntor – Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden emëroi John Kerryn, ish-sekretarin e Shtetit, si të dërguarin special presidencial për klimën për të udhëhequr luftën e vendit kundër ndryshimeve klimatike.

Kerry do të jetë zyrtari i parë i dedikuar për ndryshimet klimatike që do të ulet në Këshillin e Sigurimit Kombëtar (KSK) dhe roli i tij nuk do të kërkojë konfirmimin e Senatit.