Botë

Kina do të lejojë hetimet ndërkombëtare për origjinën e koronavirusit

Kina do të lejojë hetimet ndërkombëtare për origjinën e koronavirusit
 

Organizata Botërore e Shëndetësisë bën me dije se Kina ka “dhënë fjalën” se do të lejojë ekspertët e huaj për të kryer hetime në lidhje me origjinën e virusit Sars Cov-2 që ka pushtuar botën.

Drejtori për emergjencat në organizatën e Kombeve të Bashkuara, Michael Ryan nënvizoi se zyrtarë të qeverisë kineze kanë premtuar të mundësojnë një udhëtim të këtyre ekspertëve sa më shpejt të jetë e mundur.