Botë

SHBA-ja e zhgënjyer me bllokadën bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut

SHBA-ja e zhgënjyer me bllokadën bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut
Ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes
 

SHBA-ja është e zhgënjyer me bllokadën që Bullgaria po i bën integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut, tha ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Byrnes.

Në një intervistë për Televizionin Telma në Maqedoninë e Veriut, ajo tha se mosmarrëveshjet dypalëshe duhet të zgjidhen jashtë procesit të integrimit dhe vuri në dukje se Uashingtoni e kishte bërë shumë të qartë se dëshironte të shihte mbajtjen e një konference ndërqeveritare të BE-së me Maqedoninë e Veriut, deri në fund të këtij viti.