Botë

Fillon gjyqi ndaj Nicolas Sarkozys, i akuzuar për korrupsion

Foto: Reuters
 

Ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy, sot është paraqitur para trupit gjykues nën akuzat për korrupsion. Për të thuhet se ka tentuar të korruptojë një gjykatës në këmbim të informacionit lidhur me një hetim financiar.

Siç shkruan BBC, Sarkozy është ish-presidenti i parë në Francën moderne që është paraqitur si i akuzuar. Ai kishte udhëhequr me shtetin francez për pesë vjet, nga 2007 deri më 2012.