Vaksina e Pfizerit mund të marrë aprovimin nga Britania e Madhe për autorizimin e saj. Këto deklarime janë bërë nga burime qeveritare, ku Reuters shkruan se rregullatorët britanikë janë gati të aprovojnë vaksinën anti-covid të shpikur nga Pfizer Inc dhe BioNTech. Kjo mund të bëhet edhe para SHBA-ve.
Britania ka kërkuar gjatë javës së kaluar rregullatorin e saj mjekësor, MHRA, që të vlerësojë përshtatshmërinë e vaksinës anti-covid, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka urdhëruar 40 milionë doza dhe pret që të ketë 10 milionë, të mjaftueshme për t’i mbrojtur pesë milionë. Këto priten të jenë të disponueshme nëse rregullatorët e aprovojnë atë.