Botë

Izraelitët insistojnë në dorëheqjen e Netanyahut

Foto: Reuters

Qindra izraelitë kanë protestuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu për shkak të akuzave për korrupsion dhe keqmenaxhimit të pandemisë.

Protestat në Jerusalem ishin vazhdimësi e pakënaqësisë kundër Netanyahut dhe gjatë pesë muajve të fundit janë mbajtur protesta masive ndaj tij.

Për t’i ndalur këto protesta, Netanyahu ka përdorur ligjin e krijuar për pandeminë që pamundësonte mbajtjen e tubimeve 1 kilometër larg shtëpive. Shumë izraelitë e kanë akuzuar kryeministrin se ka bërë shumë pak për të parandaluar përhapjen e madhe të koronavirusit.

Cak i këtyre protestave ishte rezidenca e Netanyahut, ndërkaq policia ka arrestuar dhjetëra protestues për shkak të përplasjeve.