Botë

Gjermania s’ka mbretëreshë, por e ka Angela Merkelin

Gjermania s’ka mbretëreshë, por e ka Angela Merkelin

Para 15 vitesh, më 22 nëntor 2005, Angela Merkel u zgjodh kancelare e Gjermanisë.

Si sot para 15 vitesh në parlamentin gjerman dha betimin dhe mori postin e kancelares gjermane Angela Merkel. Në fillim e quajtën «vajza e Kohlit» (kancelari i bashkimit të Gjermanisë e kishte përkrahur atë për të depërtuar në nivelet e larta të politikës gjermane), pastaj e quajtën «nëna» e gjermanëve për shkak se e drejtoi vendin nëpër kriza dhe suksese, më 2019 revista amerikane «Forbes» e zgjodhi si gruan më me ndikibom në botë.