Botë

276 të vdekur nga COVID-19 në Francë gjatë 24 orëve të fundit

Franca ka regjistruar 17 mijë e 881 raste të reja të infektimit me koronavirus.

Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë kësaj periudhe kanë vdekur 276 persona të infektuar me COVID-19, transmeton KOHA.

Franca javë më parë kishte rikthyer masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve pozitive me koronavirus. Pos saj, edhe shtete të tjera evropiane janë nën masa të rrepta izoluese.