Botë

Deri në mars, ekspertët amerikanë thonë se mund të dyfishohet numri i të vdekurve nga COVID-19

Ekspertët shëndetësorë kanë parashikuar se deri në mars të vitit 2021, mund të vdesin rreth 470 mijë amerikanë nga COVID-10.

Sipas CNN, pandemia e koronavirusit është duke u rritur në tërë territorin e SHBA-së sa që sipas tyre mund të ketë një valë masive të të vdekurve.

Këto parashikime i ka bërë Instituti për Matje dhe Vlerësim të Shëndetit në Shkollën e Mjekësisë në Uashington. Instituti ka thënë se parashikimi i tyre supozon se 40 shtete do t’i rikthejnë masat e izolimit dhe distancës.

“Nëse shtetet nuk e bëjnë këtë, numri i të vdekurve mund të arrijë në 658 mijë deri më 1 mars”, ka thënë ata.

Deri më tani, SHBA-ja ka regjistruar mbi 11 milionë të infektuar me koronavirus dhe 252 mijë të vdekur./KOHA/