Suedia duhet ta rimendojë vendimin përmes së cilit nuk rekomandon vënien e maskës për të parandaluar përhapjen e koronavirusit përballë një vale të dytë të virusit në vend, ka thënë të enjten Akademia Mbretërore të Shkencave.
Përgjigja e Suedisë karshi pandemisë ka qenë e fokusuar më shumë në distancën sociale në bazë të vullnetit të qytetarëve teksa Agjencia Publike e Shëndetësisë ka ngritur dyshimin për efektivitetin e mbajtjes së maskës, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, një raport nga Akademia thotë se maskat mund të luajnë rol në uljen e të infektuarve, veçanërisht në ambiente të mbyllura.
Pak suedezë po mbajnë maska në vende publike, ndërsa politikanët në përgjithësi i kanë neglizhuar ato gjatë paraqitjeve publike.
Me numrin në rritje të rasteve me COVID-19, Suedia ka paraqitur masat më të ashpra deri më tash që nga fillimi i pandemisë, duke ndaluar grumbullimin e njerëzve në deri tetë njerëz.
Deri tash, në Suedi kanë vdekur më shumë se 6,300 njerëz si pasojë e koronavirusit.