Botë

Trump urdhëron tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani dhe Iraku, shqetësohen aleatët

Trump urdhëron tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani dhe Iraku, shqetësohen aleatët
 

SHBA-ja do të reduktojë për 2,500, numrin e trupave të saj në Afganistan dhe Irak, ka konfirmuar Departamenti i Mbrojtjes, por ky lajm është pritur me shqetësim dhe paralajmërime nga aleatët, por edhe nga vetë partia e tij.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se do të kishte një "çmim të lartë" nëse SHBA dhe forcat aleate largohen nga Afganistanin shumë shpejt, duke shtuar se vendi rrezikon edhe një herë të kthehet një platformë për terroristët ndërkombëtarë, të cilët mund të organizojnë sulme.