Botë

Kandidatja properëndimore fiton zgjedhjet presidenciale në Moldavi

Kandidatja opozitare Maria Sandu ka fituar zgjedhjet presidenciale në Moldavi, shkruan BBC. Ajo e ka mposhtur në zgjedhje Igor Dodonin.

Kur janë numëruar gati gjitha votat, Sandu ka fituar 57.7 për qind të votave, krahasuar me Dodonin që ka fituar 42.2 për qind.

Sandu 48-vjeçare, një ish-ekonomiste në Bankën Botërore preferon lidhje më të ngushta me Bashkimin Evropian. Dodoni në anën tjetër është haptazi i mbështetur nga Rusia.

Rezultatet finale të zgjedhjeve pritet të bëhen publike brenda pesë ditëve, por sipas rezultateve preeliminatore Maia Sandu është fituese e zgjedhjeve. Ajo ka premtuar se do ta luftojë korrupsionin.