Botë

Michigani dhe Washingtoni ashpërsojnë masat shkaku i shtimit të rasteve me koronavirus

Descriptive Text

Michigani dhe Washingtoni janë shtetet e radhës në SHBA që kanë ashpërsuar masat në tentim për të frenuar përhapjen e koronavirusit, shkruan BBC.

Shkollat e larta dhe kolegjet do të vazhdojnë mësimin nga distanca dhe restoranteve do t’u ndalohet ofrimi i shërbimeve në ambiente të mbyllura në Michigan duke filluar nga dita e mërkurë.

Restoranteve i ndalohet të ofrojë shërbime në ambiente të mbyllura edhe në Washington State, dhe palestrat, kinematë, teatrot dhe muzetë do të mbyllen.

Rastet me COVID në SHBA e kanë kaluar shifrën 11 milionë, ndërsa shifra ditore e rasteve të reja po është mbi 100 mijë.

Në mesatare, më tepër se 900 persona në ditë po vdesin nga virusi, dhe totali i të vdekurve ka arritur në 246.210.

Administrata Trump ka vazhduar me tone optimiste, duke thënë se shpreson të shpërndajë 20 milionë doza të një vaksine të aprovuar në dhjetor dhe për çdo muaj pas kësaj – ndonëse ende nuk ka marrë aprovim ndonjë vaksinë në SHBA.

Presidenti Donald Trump sërish ka hedhur poshtë mundësinë e mbylljes së SHBA-së, por shumë shtete po aplikojnë vetë masa kufizuese për të frenuar përhapjen që të mos mbingarkohet sistemi shëndetësor.

Si Michigan ashtu edhe Washington State kanë parë rastet me COVID-19 të dyfishohen në javët e fundit.

Guvernatorja e Michiganit, Gretchen Whitmer, ka thënë se shteti së shpejti mund të përjetojë nga 1000 vdekje në javë të lidhura me koronavirusin, nëse nuk merren masa.