Botë

Gjermania planifikon të ndajë 22 miliardë euro për kompanitë e prekura nga COVID-19

Foto: Reuters
 

Gjermania planifikon të ndaj 22 miliardë euro si ndihmë për kompanitë dhe të vetëpunësuarit e prekur nga COVID-19, nga janari deri në qershor të vitit 2021.

Pakoja e ndihmës për koronavirus gjatë nëntorit në Gjermani për të kompensuar kompanitë e prekura nga masat e izolimit këtë muaj, do të arrijë në 14 miliardë euro, thonë burime. Fillimisht, qeveria kishte pritur të paguante 10 miliardë euro, raporton Reuters.