Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka deklaruar se vaksina kundër COVID-19 duhet të jetë çështje e ekspertëve shëndetësorë, në mënyrë që publiku të ketë besim në të.
Ai ka shtuar se vaksina nuk do të jetë e gatshme për disa muaj, ndërsa ka bërë thirrje që qytetarët t’i mbajnë maskat.
“Ju lutem, mbani maskat. Bëjeni për vetën dhe fqinjin tuaj. Maska nuk është një çështje politik”, ka thënë Biden.
Ndërkohë, kompania farmaceutike Pfizer, sot ka njoftuar se rezultatet fillestare të vaksinës anti-Covid kanë dhënë efekt 90 për qind