Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë presidentit rus, Vladimir Putin, se Armenia duhet të negociojë me Azerbejxhanin për konfliktin në Nagorno-Karabak.
Erdogani i ka thënë Putinit se konflikti mes forcave armene dhe azere duhet të ketë një zgidhje paqësore, ndërsa ka shtuar se Armenia duhet të tërhiqet nga tokat azeriane.
Erdogan kishte premtuar kohë më parë se do të ndihmonte në arritjen e një armëpushimi mes dy forcave, shkruan Reuters.
Deri më tani, janë raportuar për të paktën 1 mijë persona të vdekur në gjashtë javë luftimesh në zonën Nagorno-Karabak mes Armenisë dhe Azerbejxhanit, një enklavë e njohur ndërkombëtarisht nën anën e azerëve.