Botë

Vaksina anti-Covid e prodhuar në Indi mund të dalë në treg në shkurt 2021

Foto: Reuters
 

Një vaksinë anti-COVID-19 e mbështetur nga qeveria e Indisë mund të dalë në treg në shkurt, muaj më herët se që është paralajmëruar, pasi provat e fazës së fundit do të nisin këtë muaj.

Studimet deri më tash kanë treguar se vaksina është e sigurt dhe efektive, tha një zyrtar i lartë i qeverisë indiane për Reuters. Vaksina po zhvillohet nga kompania Bharat Biotech dhe atë e ka emërtuar COVAXIN. Kompania po bashkëpunon me Këshillin Indian për Kërkime Mjekësore (ICMR), që vepron në kuadër të qeverisë.