Botë

Rusia premton përfshirje në zgjidhjen e konfliktit mes Armenisë dhe Azerbejxhanit

Descriptive Text

Ministri i Punëve të Jashtme rus, Sergei Lavrov, ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë punën me Turqinë për të ndaluar luftimet në Nagorno-Karabak.

Lavrov, siç raporton Reuters, ka thënë se Rusi është duke e konsideruar një propozim të Iranit për përfundimin e konfliktit mes forcave azere dhe armene.

Të gjitha tentimet për armëpushim mes Armenisë dhe Azerbejxhanit deri më tani kanë dështuar. Luftimet kishin filluar gjatë muajit shtator në enklavën e Nagorno-Kabarakut, në zonën ku ndërkombëtarisht njihet si pjesë e Azerbejxhanit. Ndërsa, ajo zonë është e banuar masivisht nga armenët etnikë.