Botë

Pas sulmeve terroriste në Francë e Vjenë, Shqipëria rrit nivelin e sigurisë

 

Shqipëria ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë pas sulmeve të fundit terroriste. Report tv mëson se masat e sigurisë janë rritur me agjente civilë në ambiente publike me prani të madhe njerëzish, në aeroporte, porte dhe pika kufitare.

Shqipëria ka vendosur të rrisë nivelin e sigurisë pas sulmeve të fundit terroriste, në Francë dy sulme me tre të vdekur dhe disa të plagosur pas publikimit të karikaturave të profetit Muhamed, dhe një në Vjenë i ndodhur mbrëmjen e djeshme, me 4 viktima.