Katalonia synon referendum për pavarësi më 1 tetor Foto ilustrim

Katalonia synon referendum për pavarësi më 1 tetor

09 June 2017 18:26

Qeveria rajonale e Katalonjës do të zhvillojë një referendum mbi pavarësinë më 1 tetor, njoftoi sot kryeministri, Carles Puigmont.

“Votuesit katalonë as do të pyeten nëse duan që rajoni të bëhet një republikë e pavarur”, tha Puigmont në një deklaratë televizive, pas një takimi të kabinetit të tij.

Qeveria në Madrid, e drejtuar nga kryeministri, Mariano Rajoy e sheh procesin e votimit si të paligjshëm.

Sipas kushtetutës spanjolle, referendumet mbi sovranitetin duhet të mbahen në nivel kombëtar dhe jo në nivel rajonal.

Në mars, paraardhësi i Puigmont, Artur Mas u ndalua të ushtronte detyrën e tij për dy vjet pas organizimit të një referendumi të paligjshëm katalonas mbi pavarësinë në vitin 2014.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme