Botë

Tajfuni “Goni” godet Filipinet me shpejtësi 225 kmh

Filipinet janë goditur nga tajfuni më i fuqishëm i vitit 2020.

Tajfuni “Goni” me shpejtësi deri në 225 kilometra në orë, ka lënë të vdekur katër persona dhe ka shkatërruar qindra shtëpi, raporton BBC.

Meteorologët kanë paralajmëruar se stuhia ende nuk është dobësuar dhe mund të shkaktojë përmbytje e rrëshqitje të dheut. “Goni” është tajfuni më u fuqishëm që prej atij të vitit 2013 kur humbën jetën më shumë se 6 mijë njerëz.