Botë

Partia e Merkelit do ta zgjedhë pasardhësin e saj në mesin e janarit

Partia e Merkelit do ta zgjedhë pasardhësin e saj në mesin e janarit

Partia e kancelares gjermane Angela Merkel, CDU, do ta zgjedhë liderin e i në mesin e janarit, ka thënë sekretari i përgjithshëm sonte, pasi që kongresi i kësaj partie i paraparë të mbahet më 4 dhjetor është shtyrë shkaku i pandemisë së koronavirusit, raporton agjencia Reuters.

Vendimi i të hënës për të shtyrë zgjedhjen e liderit të ri ka quar te përçarje brenda partisë, ku njëri kandidat – Friedrich Merz – ka akuzuar disa në CDU se po e kundërshtojnë atë për këtë punë.