Botë

Protesta anti-franceze në disa vende me shumicë myslimane

Protesta anti-franceze në disa vende me shumicë myslimane

Dhjetëra mijëra myslimanë në Bangladesh, Pakistan, Liban, në territoret palestineze dhe vende tjera arabe, protestuan kundër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili ka mbrojtur të drejtën e publikimit të karikaturave të profetit Muhamed në Francë.

Demonstratat në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ishin të dhunshme pasi rreth 2.000 njerëz u përpoqën të marshonin drejt ambasadës franceze, por ndaj tyre ndërhyri policia, duke përdorur gaz lotsjellës dhe duke rrahur protestuesit me shkopinj.