Një 47-vjeçar është marrë në paraburgim, i dyshuar se ka pasur kontakt me sulmuesin me thikë në Nicë të Francës të enjten, raporton BFM TV.
Të enjten, një burrë duke thirrur “Allahu Akbar” ka sulmuar mbi tre njerëz, të cilët kanë mbetur të vdekur, brenda një kishe franceze, teksa është plagosur nga policia dhe është marrë nga ta, përcjell Reuters.
Presidenti francez, Emmanuel Macron ka thënë pas sulmit se do të angazhojë ushtarë për t’i mbrojtur pikat kyçe në Francë, siç janë hapësirat për lutje dhe shkollat. Ndërsa, kryeministri francez, Jean Castex ka njoftuar se Franca ka rritur alarmin e sigurisë për territorin francez në nivelin më të lartë.