Botë

Von der Leyen: Koronavirusi do të mbingarkojë sistemet shëndetësore nëse nuk veprojmë urgjentisht

Von der Leyen: Koronavirusi do të mbingarkojë sistemet shëndetësore nëse nuk veprojmë urgjentisht

Sistemet e shëndetësisë në Bashkimin Evropian janë në rrezik të mbingarkesës nga numri i madh i rasteve me koronavirus, nëse autoritetet nuk ndërmarrin veprime, ka thënë kryesuesja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten.

“Përhapja e virusit do të mbingarkoj sistemet tona shëndetësore nëse nuk veprojmë urgjentisht”, ka thënë ajo pas një video-konferenve me liderët evropianë për tu koordinuar rreth një zgjidhjeje të BE-së ndaj pandemisë COVID-19.