Botë

Arrestohen në Iran 41 persona të Shtetit Islam

Descriptive Text

Autoritetet iraniane arrestuan 41 persona të dyshuar në lidhje me sulmet e kësaj jave në kryeqytetin e Iranit, njoftoi të premten Ministria e Punëve të Brendshme e këtij shteti, transmeton KP.

Shteti Islam ka marrë përgjegjësinë për sulmet vetëvrasëse në parlament dhe mauzoleun e themeluesit të Republikës Islame të Iranit Ajatollah Homeini, të cilat ndodhën të mërkurën, me ç‘rast jetën e humbën 17 persona.