Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Franca regjistron afro 48 mijë raste të reja me koronavirus

Franca ka regjistruar të enjten 47.637 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, krahasuar me 36.437 sa i regjistroi një ditë më parë, raporton Reuters.

Shifra e rasteve të reja është më e ulët se e rekordit ditor që e regjistroi të dielën – 52.010 raste.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Numri total i të infektuarve në Francë ka arritur në mbi 1.28 milionë. Numri i të vdekurve është rritur për 235, duke çuar totalin në 36.020.

Momentalisht në spitale për COVID-19 janë 21.183 pacientë, krahasuar me më tepër se 32 mijë sa ishin në prill. Numri i personave në intensive është rritur për 111, duke çuar shifrën në 3.156.

Franca do të futet në mbyllje njëmujore duke nisur nga e premtja.