Parlamenti i Spanjës ka votuar pro mbajtjes së gjendjes emergjente në vend deri në maj të vitit 2021 për të mbajtur nën kontroll pandeminë me COVID-19.
Qeveria dhe parlamenti u pajtuan të enjten të votojnë edhe një herë në mars në përmbyllje të mundshme të gjendjes emergjente, raporton AP.
Spanja ka shpallur për herë të dytë gjendjen, duke kufizuar daljen nda ora 23:00 deri në 6:00. Kjo u lejon rajoneve të vënë më shumë masa, si mbyllje të kufijve.
Javën e kaluar, Spanja është bërë vendi i parë evropian që kaloi 1 milion raste me koronavirus. Numri i të vdekurve ka arritur në 35,000.