Botë

Në Mal të Zi tetë të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, e 354 të infektuar të rinj

Në Mal të Zi tetë persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 354 raste të reja me koronavirus.

Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë bërë 937 testime dhe 354 kanë rezultuar pozitive. Më së tepërmi raste pozitive janë regjistruar në Podgoricë, 170 sosh, ndërsa në Ulqin janë regjistruar 27 raste të reja.

Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 242 pacientë. Janë 3729 raste aktive.